Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë–Pejë, dy të lënduar lehtë
Sipas policisë, dy persona kanë marrë lëndime të lehta në një aksident mes dy automjeteve. Rasti po hetohet.
Një aksident trafiku është raportuar sot në magjistralen Prishtinë–Pejë, ku sipas Policisë së Kosovës janë përfshirë dy automjete. Dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar ndihmë mjekësore. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar nga njësia përkatëse e trafikut.